Flash News

KRYESORE

Blushi luan me “kartën emocionale”, kandidati me aftësi të kufizuara: Nuk vjedh, jam i ndershëm

“Jam rrit me ndërshëmri, nuk vjedh jam i ndershëm”, ishin këto fjalët e  Klod Karaj, i cili është kandidati me aftësi të kufizuara të LIBRA-s së Ben Blushit.

Klodi ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, përkrah kreut të LIBRA-s. Ai bëri thirrje për ta votuar dhe ndër të tjera tha se nuk vjedh dhe që është rrit i ndershëm.

Gjithashtu ai tregoi dhe “adhurimin” që ka përArjan Çanin, i cili u shpreh se e ka kërkuar me ngulm takimin me të. 

Klodi Karaj  kandidon në Tiranë në zonën e Myslym Shyrit. Gjithashtu kandidati i LIBRA-s lëshoi akuza të rënda drejt qeverisë dhe u shpreh se kujtohen t`i telefonojnë vetëm në kohë fushate.

Të fundit