Flash News

KRYESORE

Blushi në zyrën e Ramës së bashku me Frangaj. Mediat shkruajnë për takimet sekrete të kryeministrit me pronarët e televizioneve

Blushi në zyrën e Ramës së bashku me Frangaj. Mediat

Javën e kaluar, drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, i shoqëruar edhe nga pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, kanë qenë të pranishëm në kryeministri ku kanë zhvilluar një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama. Lajmin e ka raportuar syri.net pak ditë më parë.

Mësohet në qendër të takimit ka qenë projektligjin që qeveria është duke punuar dhe që parashikon që taksa që qytetarët paguajnë për TVSH të shkojë edhe për televizionet private.

Pak kohë më parë, Rama priti në kryeministri thuajse të gjithë pronarët e mediave në vend, ku i njohu pikërisht me këtë projektligj. Mbajtjen e këtij takimi e konfirmon edhe gazetari Andi Bushati i cili në një shkrim të botuar te Lapsi.al shkruan ndër të tjerash se “tani është një “sekret publik”, nuk ka gazetar që nuk e di, se bosët kryesorë të mediave në vend kanë zhvilluar disa takime në zyrën e kryeministrit për të vënë në jetë projektin që i lejon atyre të pasurohen me taksat e shqiptarëve”.

Mesa duket, kjo lëvizje e kreut të qeverisë, është një tjetër tentativë për t’i joshur mediat, por mbetet për t’u parë si do të reagojnë pronarët e televizioneve kur projektligji të bëhet publik.

Të fundit