Flash News

KRYESORE

Boateng i del në mbrojtje Balotellit, kujton videon e para 6 viteve

Boateng i del në mbrojtje Balotellit, kujton videon e para 6 viteve
Mario Balotelli dhe koret raciste duken si një histori e cila nuk do ta ketë kurrë një fund. Kjo u pa në ndeshjen e fundit mes Veronës dhe Brescias, me tifozë të shumtë të cilën bënin "muuu" sa herë që sulmuesi i Brescias kapte topin. Italiani u detyrua që të ndalonte lojën dhe të gjuante topin drejt tyre. Kjo ndodh në shumë vende të botës, por Italia mbetet specifikisht shumë mbrapa në mentalitet dhe kjo është e rëndë. Në mbrojtje të Super Marios ka dalë Kevin-Prince Boateng. Para 6 vitesh, mesfushori ganez u soll identik si Balotelli në një miqësore mes Milanit dhe Pro Partias. Duke u rikthyer pas në kohë, ai e ka mbështetur sulmuesin duke theksuar në Instagram se së bashku duhet ta luftojmë racizmin.

Të fundit