Flash News

KRYESORE

Bob Dylan respekton afatin e çmimit Nobel, dërgon audioinçizim me fjalim të shkëlqyer

Bob Dylan respekton afatin e çmimit Nobel, dërgon

Bob Dylan u nderua me çmimin Nobel për letërsi, më 13 tetor të vitit të kaluar. Ai nuk mori pjesë në ceremoninë e këtij çmimi prestigjioz që është mbajtur më 10 dhjetor, dhe vetëm deri më 10 qershor ka pas afat për t’iu drejtuar Akademisë Suedeze, në mënyrë që ti takojnë edhe 819 mijë eurot e ndara për këtë çmim.

Nobel ka mundësuar që çdo fitues mund ti drejtohet audiencës me fjalim, performancë, video incizim, apo këngë, në një periudhë prej gjashtë muajve, në mënyrë që ti takojë medalja dhe paratë. Bob Dylan tashmë ka respektuar afatin dhe ka dërguar një audioinçizim, ku fjalimi i tij vlerësohet të jetë i shkëlqyer, i cili mes tjerash ka folur për lidhjet e teksteve me muzikën. I tërë fjalimi i Bob Dylan mund të dëgjohet nëpërmjet këtij incizimi.

 

Të fundit