Flash News

KRYESORE

Boban mesazh lojtarëve të Milanit: Nuk do të fshiheni pas Ibrës!

Boban mesazh lojtarëve të Milanit: Nuk do të fshiheni pas

Drejtuesi i Milanit, Zvonimir Boban, ka folur në prezanntimin e Ibrahimvocit dhe ka dhënë një sinjal të qartë për lojtarët e tjerë. Ai ka thënë se askush nuk mund të fshihet pas shpatullave të sulmuesit suedez. Zyrtari ka treguar se humbja ndaj Atalantës me rezultatin 5-0 nuk është harruar.

“Nuk duhet të harrojmë Bergamon, nuk mund ta harrojmë atë humbje të shëmtuar dhe të tmerrshme. Askush, por absolutisht askush nga ne, nuk duhet të fshihet pas shpatullave të gjëra të Ibrahimovic.

"Jemi të bindur që Ibra do të na japë një dorë të madhe të gjithëve, jemi të lumtur që e kemi këtu. Jemi krenar që po përqafojmë një lojtar unik dhe jemi optimistë që rreth efektit pozitiv që do të krijojë në skuadër dhe në ambientin kuqezi“, thekson drejtuesi i kuqezinjve.

Të fundit