Flash News

KRYESORE

Boçi: Qeveria kërkon të betonizojë Kopshtin Botanik, nisim protestat me studentët

Boçi: Qeveria kërkon të betonizojë Kopshtin Botanik, nisim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, akuzoi qeverinë Rama se kërkon që të betonizojë zonën e Kopshtit Botanik në kryeqytet. Boçi i referohet një vendimi të Këshillit të Ministrave, në bazë të të cilit po cenohet prona publike, ndërsa ftoi pedagogët dhe studentët që të ngrihen kundër projektit të qeverisë.

ish deputeti i PD-së shtoi se me nisjen e vitit të ri akademik do të rinisin edhe protestat e studentëve.

“Nga pikëpamja se si është ndërmarr VKM, i ngjason atyre ndryshimeve ligjore që pasuan prishjen e Bulevardit dhe tentojnë sot të prishin teatrin. Janë të ngjashëm si dy pika ujë. Synimi është betonizimi i Tiranës. Kjo është filozofia e drejtimit dhe shfrytëzimit të pronës publike. VKM është në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit.

Jemi në një vend anormal. Vet ligji për arsimin e lartë tregon se prona duhet të ruhet. Këtu është një tentativë për zaptim, të pronës publike të pronës së universitetit. Unë kam një thirrje që të ftojë studentët dhe pedagogët që ti themi ndal dhe të pengojmë këtë grabitje që është bërë pa dijeninë e tyre. Merren në pikun e sezoneve të pushimeve që të largojnë vëmendjen. Ne do jemi pro studentëve. Protestat do rrisnin sapo të nisin viti i ri akademik”, tha Boçi.

Të fundit