Flash News

KRYESORE

Boçi: Sadri Abazi po prish provat duke restauruar hotelin, Dako duhet të ishte në burg

Boçi: Sadri Abazi po prish provat duke restauruar hotelin, Dako duhet

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi deputetin socialist Sadri Abazi se ka prishur provat, duke restauruar vetë hotelin në pronësi të tij pranë pistës “Iliria” në Durrës. Ai i vë në dukje këtë fakt prokurorisë, në kohën kur ekipet e ekspertëve për vlerësimin e dëmeve të tërmetit janë në terren. Boçi thotë se rasti i hotel “Horizont” tregon më së miri ndërtimet abuzive në bregdet.

“Duket qartë që ndërtimi është abuziv, aq më tepër që edhe nga dëshmitë e banorëve, ndërtesa në fjalë ka qenë edhe me dy kate të tjera.

Duket qartë edhe prishja që është bërë lart. me shpejtësi zoti Abazi ka vepruar që të mos jetë pjesë e atyre dosjeve që ka sekuestruar prokuroria, në lidhje me lejet e ndërtimit që janë dhënë përgjatë 10 viteve të fundit. Prokuroria duhet të sekuestrojë të gjitha provat, kjo është prishje e qartë e provave. ”, tha Boçi për Abc news.

Në lidhje me aksionin që ka nisur qeveria për të vënë para përgjegjësisë abuzuesit me ndërtimet, ish deputeti i PD-së tha: ai që duhet të marrë përgjegjësitë dhe duhet të futet në burg, i pari duhet të jetë ish kryetari që ka dhënë lejen abuzive dhe i dyti, ndërtuesi, i cii ka bërë një ndërtim që nuk i ka rezistuar tërmetit.

Të fundit