Flash News

KRYESORE

Bogdani zbulon Kumbullën: Ju tregoj se si shkoi te Verona!

Bogdani zbulon Kumbullën: Ju tregoj se si shkoi te Verona!

Sulmuesi më me shumë gola te kombëtarja është Erjon Bogdani. Ai provoi dhe drejtimin e moshave të Shqipërisë, ekipin U-19. Ai ka drejtuar në atë periudhë dhe Marash Kumbullën dhe për këtë të fundit ka folur në një intervistë "L'Arena".

"E stërvita me kombëtaren U-19 në Shqipëri. Ishte e qartë se bëhej fjalë për një djalosh me perspektivë. Pikë së pari binte në sy për karakterin. Kumbulla ishte i paracaktuar për këtë sukses. Ai i dogji fazat, u rrit shpejt, duke treguar personalitet të shkëlqyer. Meritat janë të tij, por edhe të trajnerit Juric, i cili e bëri të qartë se dëshironte të përqendrohej te djaloshi i ri. Ndonjëherë keni nevojë për një sy, ndonjëherë ju duhet kurajo. Juric besoi tek instikti i tij dhe koha me vetë Kumbullën i dhanë të drejtë.

"Te kombëtarja U-19 në Shqipëri pata edhe Rrahmani, një djalë tjetër me shumë vlera. Pastaj, ai zgjodhi të bashkohej me kombëtaren e Kosovës. Kurrë nuk ndalova së ndjekuri atë. Ai u bë kapiten i kombëtares së Kosovës, ku e konsiderojnë pikë referimi. Duke e marrë atë, Verona ka bërë një goditje të madhe”.

Të fundit