Flash News

KRYESORE

Boja në fytyrë/ Rama reagon sërish: Me bojra jam mësuar, veç më rritet pasioni e vendosmëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me incidentin e ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit ku deputeti i PD, Edi Paloka e ka spërkatur me bojë në fytyrë.

Rama shprehet se nuk i bën përshtypje boja, se më bojrat është mësuar, por mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të popullit.

“Faleminderit për mesazhet e solidaritetit, po s'më shqetëson hiç boja, se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s'i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s'i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria.

Të fundit