Flash News

KRYESORE

Bojaxhi denoncon ndërtimet në bregdetin e Sarandës: Betonizimi vazhdon nën argumentin rilindas për ‘rritjen e ofertës turistike’

Bojaxhi denoncon ndërtimet në bregdetin e Sarandës: Betonizimi

Gjegj Bojaxhi, ka denoncuar nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, ndërtimet që po bëhen në bregdetin e Sarandës, ku po ndërtohet një pallat me 8 kate, vetëm 10 metra larg bregut të detit.

Ai gjithashtu ka theksuar se ky skandal, me siguri do të justifikohet nga qeveria me faktin se ky është rezultat i rritjes së ofertës turistike që ka sjellë rritjen e kërkesës për komplekse akomoduese.

“Me siguri do na e justifikojnë nën argumentin rilindas: ky është rezultat i rritjes së ofertës turistike të Sarandës, e cila ka sjellë rritjen e kërkesës për komplekse akomoduese dhe shteti i përgjigjet me bujari dhe krevate në bregun e detit”, shkruan Bojaxhi.

Ai ka shtuar se ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Sarandës, do të shpërthejë fantazia e institucioneve lokale dhe kombëtare për të dhënë leje pallatesh të këtij lloji.

Postimi i plotë:

“Betonizimi i Bregdetit vazhdon edhe me "Rilindjen"

Në Sarandë po e kuptojnë më mirë konceptin "të jesh pranë detit".  Aq pranë sa jepen leje 8 kate beton 10 metra larg bregut...aq sa po pati dallgë të lag këmbët në ballkon.

Këto janë pamje që marrin trajta skandali kur 2 herë jepet leja (në 2010 dhe 2017) që pallatet t’i fusim në det.

Me siguri do na e justifikojnë nën argumentin rilindas: ky është rezultat i rritjes së ofertës turistike të Sarandës, e cila ka sjellë rritjen e kërkesës për komplekse akomoduese dhe shteti i përgjigjet me bujari dhe krevate në bregun e detit.

Me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe Sarandës, do ketë edhe më shumë kërkesa dhe kushedi ku do shpërthejë fantazia e institucioneve lokale dhe kombëtare që japin apo rinovojnë leje pallatesh të tilla”, shkruan Bojaxhi në ‘Facebook’.

https://www.facebook.com/Gjergj.Bojaxhi/videos/10160271354070361/

Të fundit