Flash News

KRYESORE

Bojaxhi e Krasniqi takim për Teatrin me Vlahutin: Të angazhohet BE për sigurimin e transparences mbi veprimet ligjore

Bojaxhi e Krasniqi takim për Teatrin me Vlahutin: Të angazhohet BE

Ditën e sotme një përfaqësi e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u takua sot me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Mario Mariani, drejtues i Departamentit të Bashkëpunimit, për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në faqen e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore,  bëhet me dije se Gjergj Bojaxhi dhe Afrim Krasniqi shprehën qëndrimin e Forumit për ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar si dhe kërkuan angazhimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për të siguruar transparencë mbi veprimet ligjore në këtë drejtim.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian në Tiranë falenderoi Forumin për kontributin e dhënë për këtë çështje si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë në përgjithësi. Gjatë takimit u garantua se çështja e teatrit, përsa i përket procedurave ligjore të ndjekura në respektim të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, po ndiqet me mjaft vëmendje nga Brukseli.

Po ashtu, në faqen e Forimit shkruhet se ka një komunikim me autoritet shqiptare dhe se do të mbahet qëndrimi i duhur zyrtar në ditët në vijim.

Të fundit