Flash News

KRYESORE

Bojaxhi tregon prapaskenat: Veliaj ndërhyri personalisht tek KQZ për të anuluar referendumin në Tiranë

Bojaxhi tregon prapaskenat: Veliaj ndërhyri personalisht tek KQZ për

Në Gusht të vitit 2016, Gjergj Bojaxhi ishte pjesë e një grupi qytetarësh, të cilët synonin të bënin një referendum për mbrojtjen e zonave te gjelbra dhe ndalimin e kullave ne Tiranë. Megjithatë, kjo kërkesë u hodh poshtë nga KQZ-ka, e cila në atë kohë argumentonte se kërkesa nuk ishte e plotë.

“Pavarësisht se kërkesa që është dorëzuar nuk është e plotë dhe e përcaktuar mirë, mendoj se duhet të jemi më dashamirës ndaj referendumeve, pasi në thelb ato tregojnë nivelin e demokracisë së një vendi”, deklaronte KQZ-ja.

Megjithatë, Bojaxhi zbulon arsyen pse u anullua referendumi. “Jam informuar se Erion Veliaj ka ndërhyrë personalisht tek KQZ për të anuluar referendumin sepse nuk i interesonte”, theksoi Bojaxhi në emisionin “Provokacia” në Abcnews.

Të fundit