Flash News

KRYESORE

Bojaxhi: Zyrat e administratës janë kthyer në varreza bosh pasi punonjësit janë në fushatë

Bojaxhi: Zyrat e administratës janë kthyer në varreza bosh pasi

Gjergj Bojaxhi, anëtar i partisë “Sfida për Shqipërinë” hodhi akuza ndaj administratën publike se është përfshirë në fushatën zgjedhore.

 “Zyrat e administratës janë kthyer në varreza bosh pasi punonjësit janë pjesë e sistemeve dhe strukturave partiake, që do të thotë tashmë ka filluar fushata dhe ne si qytetarë për taksat që paguajmë nuk po marrim më shërbime.

Ky sistem ndërpritet duke ndërprerë pjesëmarrjen dhe punësimin e militantëve në strukturat e administratës dhe burokracinë shqiptare”, tha Bojaxhi.

“Sfida” ishte sot pranë Ministrisë së Bujqësisë ku që prej orës 8 të mengjesit deri ne mesditë nuk ishin paraqitur një pjesë e madhe e stafit të rregjistruar në bordero.

Të fundit