Flash News

KRYESORE

Bojkot në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, studentët nxjerrin karriget jashtë

Bojkot në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, studentët

Studentët kanë bojkotuar mësimin në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë duke nxjerrë të gjitha karriget jashtë klasave dhe duke i vendosur në korridore.

Edhe ditën e sotme studentët po vijojnë protestën në ditën e 35-të të saj. Mbledhja e tyre është bërë si fillim nëpër fakultete dhe më pas ata do të marshojnë drejt disa pikave lidhëse të kryeqytetit, për t’u bashkuar me njëri-tjetrin.

Pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulta, të rinjtë do të stacionohen edhe sot para Kryeministrisë, atje ku protestojnë prej disa ditësh, deri në plotësimin e tetë kërkesave.

Të fundit