Flash News

KRYESORE

Bojkoti i kampionatit/ Liga i përgjigjet kërkesës së qeverisë, dorëzon raportin e plotë për 4 pikat

Bojkoti i kampionatit/ Liga i përgjigjet kërkesës së

Liga Profesioniste i ka dërguar deputetit të PS, Fidel Ylli, i cili është zgjedhur nga qeveria si negociator për 4 kërkesat e klubeve të Superiores, “një informacion të plotë në mbështetje të kërkesave që Liga i ka drejtuar kryeministrit Rama në letrën e datës 10 gusht 2020”.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thuhet se materiali është përgatitur nga një grup ekspertësh dhe fokusohet kryesisht te ligji i sponsorizimeve, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Më tej shkruhet se Liga do të mbajë publikun të informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi.

Njoftimi i Ligës:

“Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të takimit të datës 21 Shtator 2020 i ka përcjellë ditën e djeshme zotit Fidel Ylli një informacion të plotë në mbështetje të kërkesave që Liga i ka drejtuar Kryeministrit Rama në letrën e datës 10 Gusht 2020.

Materiali i përgatitur nga një grup ekspertësh fokusohet kryesisht tek ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standardeve dhe praktikave europiane.

Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hop cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit.

Ne do të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi”.

Të fundit