Flash News

KRYESORE

Bojkoti i mësimit/ Si është marrë vendimi në mënyrë demokratike te Fakulteti i Ekonomisë

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës janë organizuar në grupe të vogla për të vendosur nëse duhet të vijojnë bojkotin deri në realizimin e kërkesave nga qeveria, apo të rikthehen në mësim.

Nga 126 grupe që ka i gjithë Fakulteti i Ekonomisë, përfshirë grupet e masterit, në 84 prej tyre është marrë vendimi për të vijuar bojkotin, ndërsa në 39 grupe të tjera kanë dominuar studentët që kërkojnë rikthimin në auditore. Në tre grupe të tjera ka patur barazim votash.

Studentët e çdo grupi janë pyetur për qëndrimin e tyre dhe në fund është bërë mbledhja e votave në mënyrë që grupi të dalë me një vendim të përbashkët.

Bojkotin e mbështesin masivisht studentët e masterit në këtë fakultet, ndërkohë që i njëjti trend mbizotëron edhe te bachelor-i.

Vetëm në programin e Informatikës Ekonomike dominojnë studentët që kërkojnë mësim dhe përfundimin e bojkotit, ndërsa në programet e Ekonomiksit, Biznesit dhe Financës studentët janë shprehur pro bojkotit deri në përmbushjen e kërkesave.

Të fundit