Flash News

KRYESORE

Bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, Hajdari thirrje PD: Hajde në tryezë, mbaji premtimet që ke dhënë

Bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik, Hajdari thirrje PD: Hajde në

Është anuluar mbledhja e sotme e Këshillit Politik, për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës joparlamentare, pasi kjo e fundit e bojkotoi në shenjë proteste të shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një prononcim për mediet, përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i bëri thirrje PD-së që t'i përmbahet premtimeve të dhëna dhe të ulen në tryezë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

"Nëse PD e ka seriozisht që do të mbështesë Aelancën për Mbrojtjen e Teatrit, atëherë ajo duhet të vijë në tryezë dhe t'i shkojë deri në fund zotimin për të mbështetur Aleancën se ka bërë një marrëveshje dhe ka thënë që do të angazhohet plotësisht për reformimin e sistemit zgjedhor. Teatri u shemb dhe PD ta çojë deri në fund premtimin. ", tha Hajdari.

Të fundit