Flash News

KRYESORE

Bojkotoi mbledhjen e "Ligjeve", reagon Hajdari: Maxhoranca nuk tregoi vullnet; le ta bëjnë vetë lojën e shëmtuar politike

Bojkotoi mbledhjen e "Ligjeve", reagon Hajdari: Maxhoranca nuk tregoi

Deputetja Rudina Hajdari, në një prononcim për mediat pas bojkotimit të Komisionit të Ligjeve, është shprehur se vendimi i sotëm është marrë pasi opozita parlamentare nuk ka parë vullnet pozitiv nga maxhoranca për hapjen 100% të listave.

Nëse shumica parlamentare do të vijoi kështu, “opozita nuk do të bëhet pjesë e kësaj loje të shëmtuar” , u shpreh Hajdari, teksa shton se qytetarët janë lodhur nga ky debat.

“Vendosëm ta bojkotojme seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reforme madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete.

E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorezohemi”, shprehet Hajdari.

Të fundit