Flash News

KRYESORE

Bojkotuan konferencën në Bosnje, Pacolli falënderon Tiranën dhe Shkupin: Nuk ka bashkëpunim pa Kosovën

Bojkotuan konferencën në Bosnje, Pacolli falënderon Tiranën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka falënderuar homologët shqiptar dhe maqedonas pas vendimit për të bojkotuar konferencën e Ballkanit Perëndimor në Banja-Luka, pasi Bosnje-Hercegovina la jashtë takimit zyrtarët e Prishtinës.

Pacolli thekson se vendimi i Sarajevës shkon kundër bashkëpunimit rajonal dhe frymës së integrimit evropian.

“Mirënjohes ndaj ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, zv/kryeministrit të Maqedonisë Bujar Osmani dhe ministrit të Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov, për mospjesëmarrjen në takimin e Banja-Lukës sepse ministri i Jashtëm boshnjak, Crnadak, nuk ka ftuar Kosovën. Përpjekjet boshnjake shkojnë kundër bashkëpunimit rajonal dhe frymës së integrimit evropian”, shprehet Pacolli.

Pacolli kërkon nga Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn që të reagojnë ndaj këtij vendimi të Sarajevës, që sipas tij, është nxitur nga Beogradi.

Të fundit