Flash News

KRYESORE

Bojkotuan stërvitjen për shkak të pagave të vonuara, klubi i Vllaznisë rikthehet pas garancisë të Voltana Ademit

Bojkotuan stërvitjen për shkak të pagave të vonuara, klubi i

Klubi i Vllaznisë do tu rikthehet stërvitjeve të hënën pas një bojkoti katër ditor për shkak të mungesës së pagave të prapambetura. Ata kanë marrë garanci nga kryetarja e bashkisë Shkodër se deri më 3 qershor, moment kur pritet të rifillojë kampionati, pagat për tre muajt e prapambetur do të shlyhen, shkruan Reportv tv.

Dy javë më herët, futbollisti i ekipit Ndriçim Shtubina, tha:

"Unë kam qenë gjithmonë realist. Kam tre muaj e gjysmë pa u paguar nga klubi”. 7 ditë më vonë, pikërisht me datë 21 maj, të gjithë futbollistët bojkotuan stërvitjen.

Vetë Ndriçim Shtubina që konfirmoi për ‘Report TV’ se kanë arritur një marrëveshje me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për t’u rikthyer në stërvitje të hënën, katër ditë pas bojkotit.

Të fundit