Flash News

KRYESORE

“Boll gënjeve mavri se le nam”, Petrit Vasili përgënjeshtron Ramën për ligjin e bixhozit

“Boll gënjeve mavri se le nam”, Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka përgënjeshtruar pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ligji për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove në zonat e banuara u shty për shkak të koalicionit që drejtoi vendin në 2013-2017.

Vasili publikon deklaratën që ai vetë ka bërë më 31 dhjetor të 2016-ës për këtë çështje dhe kërkon nga Rama që mos gënjejë më qytetarët.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri Çufo genjeu prape,tani per bixhozin.

Ky Çufua kryeminister,genjeshtar i semure,mitoman thene ndryshe genjeu per bixhozin se medemek e kane penguar aleatet dhe ja ç'tha:

"Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin, për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj edhe një gjë tjetër. Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT”, theksoi më tej Rama.

Ne 31 Dhjetor 2016 kam deklaruar qarte dhe prere:

“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”.

Çufoooo keto jane te vertetat,boll genjeve mavri se le nam!!!

Mbyllja e pikave të basteve/ Si u kap Parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit

Të fundit