Flash News

KRYESORE

“Boll maaa”, mësuesja i përgjigjet Mimi Kodhelit: Po ju ku e keni mendjen, te çantat e pushimet e luksit? T’ju vijë turp!

“Boll maaa”, mësuesja i përgjigjet Mimi Kodhelit: Po ju ku

Qëndrimi i deputetes së PS, Mimi Kodheli, e cila bëri përgjegjëse mësuesit në shkolla mbi rastin e abuzimit seksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru ka ngjallur reagime të shuma.

Ndër to edhe nga mësues. Eliona Shkreli, e cila njihet si gazetare dhe mësuese në Shkodër, i është përgjigjur me tone të ashpra deputetes Kodheli, kur tha se mësueset e kanë mendjen te buzëkuqi, thonj apo minifundi dhe jo te nxënësit kur mungojnë në klasë.

“Boll maaaa'...T'ju vije turp per deklaratat qe beni per mesuesit. Mos përgjithësoni, flisni me emra konkrete, shkarkoni nga detyra por boll ma'...Cdokush sot i jep te drejte vetes te denigroje figuren e mesuesit, po e përdhunoni, po e ulni aty ku nuk ka me!

Po ju zonjat e parlamentit, ca beni aty, ku e keni mendjen Ju, tek mbarëvajtja e popullit? Joooo, juve nuk keni me ndjeshmëri per dhunën qe ushtrohet ndaj femrave, per përdhunimet e minoreneve e sa e sa probleme sociale me te cilat përballen femrat sot.

Ku e keni mendjen Ju? Jo te buzekuqi sigurisht, se eshte gjeja me e lire per Ju, e keni mendjen te çantat e veshjet e luksit, tek pushimet e luksit, tek mbushja e xhepave sa here Ju bie fati, dhe kur kritikoheni se nuk coni te pakten as zerin per skandalet e perditshme, cfare beni Ju?

I leshoheni si kucedra kujtdo vecse te largoni pergjegjesine Tuaj direkte ne gjithçka qe po ndodh ne Shqiperi! Turp per Ju! Fajin gjejeni tek vetja, jo tek te gjithe mesuesit.

Mesuesit jane nder, intelekt, dije, arsimim, kulture! Ne pandemi, se bashku me mjeket ishin edhe mesuesit heronjtë e asaj qe Ju quani "lufte", ishin aty per te mesuar te gjithe femijet Tuaj, te njerezve Tuaj, te te afermve dhe miqve Tuaj! T'Ju vije turp, Juve qe keni shkatërruar arsimin me tekste skandaloze e me gjithçka tjeter, me uljen e figurës se mesuesit ne sy te prinderve e nxenesve, me talljet qe I beni me paga e shpërblime! Boll ma' se fajin nuk jua kane mesuesit, fajin e keni Ju dhe vetem Ju!”, shkruan mësuesja.

Lexo edhe:Përdhunimi i 15 vjeçares, deputetja socialiste pranon dështimin e institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve: Më vjen turp

Lexo edhe: “Zyshat e kanë mendjen te thonjtë dhe minifundi”, Kuvendi fshin deklaratën e fortë të deputetes së PS në mbledhjen e grave

Të fundit