Flash News

KRYESORE

“Boll me farsa”/ Numri i lartë i të infektuarve me COVID, mjeku Vargu akuza qeverisë: S'është faji i popullit, por i QSUT-së

“Boll me farsa”/ Numri i lartë i të infektuarve me COVID,

“Burimet e infeksionit nuk janë supermarkatat apo plazhet, por QSUT-ja”, kështu është shprehur mjeku i njohur Petrit Vargu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vargu hedh akuza ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë referuar rritjes së shifrave të të infektuarve.

Sipas Vargut, faji nuk është i popullit për numrin e të infektuarve në rritje, por i QSUT-së që menaxhohet nga qeveria.

“I vetmi vend i botës, ku sipas pushtetit, fajin për përhapjen Covid e ka populli. Megjithatë faktet janë kokëforta. Burimet e infeksionit nuk janë supermarkatat apo plazhet, por QSUT-ja që menaxhohet totalisht nga qeveria. Boll me këto farsa, o e vetmja Ministri Shëndetësie në botë që nuk keni bërë një autopsi! Mos vallë dhe për këtë gjë ua ka fajin populli? Kur paturpësia, bashkohet me mashtrimin, nuk mund të quhet dot profesionalizëm, sado të pompohet me propagandë”, shkruan Vargu.

Të fundit