Flash News

KRYESORE

“BOLL...më ka ardhur në majë të hundës”, aktori paralajmëron Ramën: Të kam thënë çitjane, do të vijmë te shtëpia jote

“Përse duhet t’i lutemi ne kësaj qeverie kriminale?!”. Kështu e nis në një mesazh, revoltën e tij për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, aktori Neritan Liçaj, i njohur edhe si një nga kritikët më të fortë të qeverisë së tij.

Ai rendit një sërë ngjarjesh të aktualitetit që kanë ngritur qytetarët në protestë, ndërsa i kujton shembullin e Francës apo studentët e dhjetorit kur situata agravon, ndërsa ndodhemi tri ditë para 8 dhjetorit, ditës së rinisë.

“Perse duhet t’i lutemi ne kësaj qeverie kriminale?! Përse duhet që në t’i lutemi mos prish Teatri.. anulo vendimet e korrupsionit dhe vjedhjeve të paprecedentë të parave publike, pra parave tona! Përse duhet tu lutem të mos nxjerri në rrugë familje të tëra.. përse duhet tu lutemi medieve kombëtare që në vend të pasqyrojnë problematikën e rëndë kombëtare jep emisione si te gatuajmë..dhe që shesin interesat e qytetareve dhe të vendit për ca leje ndërtimi sikur fati i vendit tonë të jetë pallat shumëkatësh...perse PS i bën fresk dhe është gati të paguajë faturën e rënd rilindje ajo vetë..perse partitë e këtij vendi përballë kësaj gjendjeje tepër kritike mjaftohen me deklarata për shtyp dhe shoë-e televizive nuk luftojnë për qytetarët dhe vendin që po turfullon, siç duhet të bëjnë! Llum rilindas mos harroni dhjetori është i studentëve si te sotmeve dhe te ne që ishim në 90... Të kam thënë çitjane! Po te mblidhet laku! Do vijmë një ditë te shtëpia jote Kryeministria ku ti je me qira o ditëzi dhe do bërtasësh si Rikardi lll..

Një kalë një kalë jap kryeministrin për një kalë! Mos presim me askënd dhe asgjë të dalim t’i rrezojmë këta rilindës të vdekur..të mblidhemi të gjithë se s’ma mo ujë pilafi.

BOLL...mua për vete më ka ardhur në majë të hundës.... S’duhet të lutemi ne! Duhet të na luten ata ti falim për gjithë këtë rraskapitje që na kanë sjellë. Jemi qytetarë jo numra dhe bagëti për tu mjelë! Shembull është Franca! Dhjetor studentor dhe qytetar...si në 1990 shqiptar..vetëm kështu zgjidhet kjo situatë”, shkruan ne nota revolte Liçaj.

Të fundit