Flash News

KRYESORE

‘Boll më’/ PDIU reagon pas refuzimit të BE: I vetmi përgjegjës është Rama, të japë dorëheqjen

‘Boll më’/ PDIU reagon pas refuzimit të BE: I vetmi

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas ‘jo’-së që BE i dha Shqipërisë për çeljen e negociatave. Sipas tij, BE e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, krim dhe emigrantë.

Përmes një deklarate drejtuar mediave  PDIU shprehet se ka vetëm një përgjegjës që vendi ynë nuk arriti të kalojë pragun e familjes evropiane dhe ky është kryeministri Edi Rama. Kjo parti thekson se politikat  e kryeministrit në mbrojtje të krimit kanë qenë shkatërruese të demokracisë funksionale dhe ekonomisë.

Ata e konsiderojnë si të papranueshme alibinë e Ramës në lidhje me problemet e brendshme të Evropës.

“Alibia e problemeve të brendshme të Europës është e paparanueshme. Boll më me arrogancën qesharake të brekusheve dhe liderit rajonal bartës së ideve për Shengenin Ballkanik të Titos, e pa Kosoven, si alternativë për një vend si Shqipëria që e ka vuajur në gjithë historinë e vet mijëra – vjeçare, qenien fizikisht në Europë dhe poitikisht dhe administrativisht në perandoritë e Lindjes”, thuhet në deklaratën për mediat.

Për PDIU-në, hapi i vetëm që Rama duhet të bëjë është të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Deklarata e plotë e PDIU

Dje Këshilli Europian vendosi zyrtarisht moshapjen e negociatave me Shqipërinë.

Shqiptarët kanë që nga viti 2014 kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat që shpresojnë hapjen e negociatave me BE.

Pas tre vitesh përgjatë të cilave kryeministri përsëriste pa u lodhur se negociatat ishin hapur dhe Shqipëria kishte marrë dritën jeshile për në Europë, sot u shkrua e zezë mbi të bardhë që Shqipëria e kish të pamundur të vazhdonte në rrugën e saj të integrimit.

Lajmi është më shumë se i keq për vendin dhe nuk ka shqiptar që këtë JO të Brukselit nuk e konsideron si një lajm negativ për të dhe të ardhmen e tij..

Pas kësaj, çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.

Familja Europiane e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë dhe siç theksoi Presidenti Macron sot jemi në vendin e dytë për azilkërkues.

Gjysëm milioni shqiptarë që ikin nga sytë këmbët janë treguesi më domethënës për gjendjen në vend.

Për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane.

Alibia e problemeve të brendshme të Europës është e paparanueshme.

Boll më me arrogancën qesharake të brekusheve dhe liderit rajonal bartës së ideve për Shengenin Ballkanik të Titos, e pa Kosoven, si alternativë për një vend si Shqipëria që e ka vuajur në gjithë historinë e vet mijëra – vjeçare, qenien fizikisht në Europë dhe poitikisht dhe administrativisht në perandoritë e Lindjes.

Ka tre vite që shqiptarët po gënjehen me zë dhe figurë nga vetë kryeministri i tyre çdo tetor kur hap shishen e shampanjës për hapjen e negociatave.

Kemi një deklaratë me zë dhe figurë nga presidenti francez i cili jo vetëm nuk pranon dot emigracionin, drogën dhe krimin shqiptar por thekson se liberalizimi i vizave do duhej të ishte menduar, sepse nuk solli impaktin pozitiv që mendohej.

Pas kësaj deklarate çdo interpretim është i tepërt.

I vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme .

Pluralizimi politik dhe demokracia janë gurët e themelit të familjes europiane.

Sot rrezikojmë këto dy arritje të jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare në emër të një pushteti të vjedhur nga krimi dhe autoritarizmi.

Të fundit