Flash News

KRYESORE

“Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje”, qytetarët organizohen për një homazhë-protestë për Florenc Beqirajn

“Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje”,

Nesër, në orën 12:00, te Piramdia në Tiranë, qytetarët do të zhvillojnë një homazhë-protestë për të riun shqiptar Florenc Beqiraj që gjeti vdekjen në Marsejë të Francës, në kushte ende të paqarta.

‘Nisma Thurje’ ka ftuar qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të mos heshtur më ndaj këtyre ngjarjeve të rënda.

“Të dielën në 12:00 merr një qiri, një lule, një parrullë, një shok a shoqe me vete dhe eja te Piramida. Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje. Të dielën takohemi te Piramida, per të përcjellë siç duhet Florencin dhe për të mos heshtur”, thuhet në reagim.

I arrestuar sepse nuk kishte leje qëndrimi, 23 vjeçari u fut në një burg të Marsejës dhe u mbajt aty për 28 ditë, nga ku doli i masakruar. Prej disa ditësh në vdekje klinike në spitalin e qytetit francez, mjekët morën vendimin pa pyetur familjarët, duke i hequr oksigjenin Florencit, i cili tashmë nuk jeton më.

“Leon, ma vranë djalin”, gazetari rrëfen komunikimin me babain e Florenc Beqirajt pasi doktorët i hoqën oksigjenin

Reagimi:

Homazh-Protestë, të dielën, ora 12:00, Piramida.

Florenci ishte njëri nga ne. I rritur me vuajtje nga prindër të palodhur shqiptarë guxoi të ikë nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Iku sepse kërkonte më shumë për veten. Iku sepse ky vend nuk kishte mundësi për të. Iku sepse dashuronte jetën por gjeti vdekjen.

E lanë 28 ditë në paraburgim sepse nuk kishte me vete dokumentin. E therrën si të ishte bagëti dhe e lanë në dyert e spitalit si plaçkë pa zot. E vranë duke ja hequr tubat pa pyetur askënd.

Shteti heshti. Heshti kur ai lindi, heshti kur ai u rrit e kërkonte një mundësi, heshti kur ai donte një punë, heshti kur ai u arrestua padrejtësisht, heshti kur e masakruan, heshti edhe kur e vranë.

Shteti heshti!Por ne nuk do heshtim!!!

Të dielën në 12:00 merr një qiri, një lule, një parrullë, një shok a shoqe me vete dhe eja te Piramida. Boll me qarje në FB! Boll me blegërima në mitingje. Të dielën takohemi te Piramida, per të përcjellë siç duhet Florencin dhe për të mos heshtur!

Të fundit