Flash News

KRYESORE

Bombardimet në Siri, mbi 98 të vrarë, mes tyre 20 fëmijë

Bombardimet në Siri, mbi 98 të vrarë, mes tyre 20

Si pasojë e bombardimeve nga forcat qeveritare ditën e djeshme, kanë ndërruar jetë 98 civilë, mes të cilëve 20 fëmijë. Ushtria besohet se po përgatitet tani për një ofensivë tokësore.

Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB tha se situata po dilte jashtë kontrollit. Rreth 400 mijë njerëz jetojnë në Ghoutan lindore që është nën rrethim që nga 2013. Kjo është enklava e fundit që mbetet në duart e opozitës afër kryeqytetit Damask. Forcat siriane kanë intensifikuar fushatën për të rimarrë nën kontroll zonën më herët këtë muaj me qindra persona të vrarë dhe akoma më shumë të plagosur.

U arrit madje edhe një marrëveshje armëpushimi për t’i dërguar civilëve të bllokuar në zonën e konfliktit ndihma pasi në dhjetor, organizatat ndërkombëtare të ndihmave paralajmëruan se kushtet në zonë kishin arritur në një pikë kritike për shkak të mungesës së ushqimit, karburantit dhe ilaçeve.

Të fundit