Flash News

KRYESORE

Bonucci flet për Champions-in: Nuk e prisja atë veprim nga Dybala

Bonucci flet për Champions-in: Nuk e prisja atë veprim nga Dybala

Juventusi ka nisur të përgatitet për 1/8-at e Champions League, ku e pret Lyon. Një meritë të madhe për ecurinë e bardhezinjve në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent e ka Paulo Dybala, me golin fantastik që i shënoi Atletico Madrid-it.

Leonardo Bonucci është kthyer të flasë pikërisht për atë gol të argjentinasit. Mbrojtësi italian ka thënë se është befasuar nga Dybala për gjuajtjen e tij.

"Ishte një gol perlë. Paulo arriti të gjejë një kënd të jashtëzakonshëm nga një pozicion pothuajse i pamundur. Kisha përballë portierin Oblak. Ai nuk mund ta shihte topin prej murit dhe Paulos i thashë që të gjuante sa më fort të ishte e mundur. Nuk e prisja ta bënte atë gjuajtje", ka thënë Bonucci.

Të fundit