Flash News

KRYESORE

Bonucci i del në mbrojtje trajnerit Sarri: Na ka ndryshuar totalisht

Bonucci i del në mbrojtje trajnerit Sarri: Na ka ndryshuar totalisht

Leonardo Bonucci është një ndër senatorët e Juventusit dhe për këtë arsye i ka dhënë pak hov vetes duke dhënë një deklaratë të fortë për trajnerin Sarri. Natyrisht, për mirë, por ky mund të jetë edhe një sinjal "stop" ndaj Cristiano Ronaldos, i cili ka patur probleme me teknikun.

“Me ardhjen e Sarrit në Torino, këtu shoh një ndryshim total në krahasim me lojën që bënim më parë. Duhet të kuptojmë dhe të implementojmë ndryshimet që vijnë dita-ditës, sepse tani është një mënyrë krejt tjetër".

“Fillimisht duhet ta pranojmë ndryshimin, sepse nëse ke tendencën të thuash se nuk dëshiron të ndryshosh të kaluarën, atëherë nuk ndryshon dot asgjë. Duhet të kuptosh se ajo që ke bërë në zonën tënde të rehatisë nuk është maksimumi i asaj që mund të arrish", ka deklaruar Bonucci.

Pra, stop Ronaldo me ankesa për stolin, por edhe një sinjal nga larg për ish-trajnerin Allegri. Ky i fundit nuk ka qenë i dalluar për ide të reja te Juventusi. Sarri? Padiskutim që po.

Të fundit