Flash News

KRYESORE

Bonucci paralajmëron Interin: Do të shihni një Juventus të madh

Bonucci paralajmëron Interin: Do të shihni një Juventus të

Leonardo Bonucci nuk trembet nga askush dhe asgjë. Kështu ndodh kur luan te Juventusi.

Atë nuk e tremb as Interi, skuadër e cila këtë sezon po shkëlqen në Serie A. Duke folur për Sky Sport para ndeshjes me rivalët kryesorë për titull, mbrojtësi juventin ka lavdëruar zikaltrit, por edhe ka premtuar se Juventusi do të tregojë forcën në “San Siro”, siç bën gjithmonë.

"Interi e ka nisur shumë mirë, sikurse pritej me emërimin e trajnerit Conte. Jam i sigurt që ata kanë një ekip të madh, por jam i sigurt gjithashtu se në Milano do të bëjmë një ndeshje fantastike. Ne do shkojmë në fushën e tyre vetëm për fitore. Do shihni një Juventus të madh”, ka shtuar Bonucci.

Të fundit