Flash News

KRYESORE

Bonuçi kërkoi rikthimin te Juve, Marotta: Nuk kemi nevojë për mbrojtës të tjerë

Bonuçi kërkoi rikthimin te Juve, Marotta: Nuk kemi nevojë

Lojtari i Milanit, Leonardo Bonuçi, emri i të cilit është lakuar shumë së fundmi për një kalim të mundshëm te Juventusi, ku u ble nga kuqezinjtë rreth një vit më parë.

Sipas mediave italiane, vetë Bonuçi kishte kërkuar që të kthehej tek “Zonja e Vjetër”, por siç duket jo të gjithë e duan këtë rikthim.

Administratori i deleguar i torinezëve, Beppe Marotta, është shprehur se tani për tani Juve nuk ka nevojë për mbrojtës të tjerë, duke mbyllur kështu dyert për të.

“Në këtë moment e kemi organikën e plotë, sidomos në mbrojtje. Nuk kemi nevojë për mbrojtës të tjerë. Gjithçka ka nisur gjatë një bisede me Leonardo me të cilin shkëmbyem opinione dhe përshtypjet e tij si e ka gjetur futbollin në Itali. Ai na tha se është dëshira dhe mendimi i Bonuçi të rikthehet te Juventus, ku ka kujtime dhe respekt të madh. Gjithçka u ndal me kaq. Është normale dëshira e Bonuçi të luajë me ekipin ku ka qenë i suksesshëm. Edhe ne kemi respekt për të, por nuk mund të shkojmë më shumë se kaq. Sot, Juventus ka një mbrojte të kompletuar”, është shprehur Marotta.

Të fundit