Flash News

KRYESORE

Bonuset për bebet, Rama njofton sa do të shpërblehen çiftet që lindin deri në tre fëmijë    

Bonuset për bebet, Rama njofton sa do të shpërblehen

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur disa nga ndryshimet në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryeministri njoftoi vendosjen e një shpërblimi për të gjitha familjet të cilat do të lindin fëmijë duke nisur nga janari i 2019-ës.

Rama tha se çdo fëmijë i parë i çdo çifti do të marri 400 mijë lekë (të vjetra), fëmija i dytë, 800 mijë dhe fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë.

“Qysh nga 1 janari çdo fëmijë i parë i një çifti do të marri 400 mijë lekë. Fëmija i dytë, 800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë 1200 mijë lekë.

Do të regjistrohet në gjendjen civile dhe do të marrë menjëherë çekun. Është për të gjithë familjet që do të lindin fëmijë në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

Vendimi i qeverisë vjen pas lajmeve për uljen e numrit të lindjeve vit pas vitit në Shqipëri.

Të fundit