Flash News

KRYESORE

Bonusi i bebeve, Manastirliu publikon shifrat: Këtë vit kanë përfituar 700 fëmijë më shumë

Bonusi i bebeve, Manastirliu publikon shifrat: Këtë vit kanë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se bonusi për të porsalindurit vazhdon të jepet.

Nëpërmjet një  një postim në Facebook, Manastirliu ka publikuar edhe shifrat e familjeve që kanë përfituarbonusin.

Sipas saj këtë vit janë dhënë më shumë bonuse se në të njëjtin periudhë të vitit të kaluar.

“Vijon programi universal i qeverisë që mbështet familjet e reja për çdo të porsalindur me 40,000-120,000 lekë të reja. Nga Janari 19,162 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, 700 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar”, shkruan Manastirliu.

Më tej ministrja shton se mes tyre janë edhe 3560 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri, që e kanë përfituar bonusin.

Të fundit