Flash News

KRYESORE

Bonusi për fëmijët, Rama tregon sa do të paguhen familjet për binjakët dhe trinjakët

Bonusi për fëmijët, Rama tregon sa do të paguhen familjet

Sot paradite kryeministri Rama foli për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai vuri theksin te bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

Aktualisht bonusi është 5 mijë lekë, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë.

Gjatë aktivitetit të pasdites ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Kryeministri sqaroi edhe rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, por edhe trinjakë.

Kryeministri tregon se në rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, atëherë bonusi do të llogaritet sikur të dy fëmijët janë të dytë, nga 80 mijë. Po ashtu, ai sqaroi edhe rastin e trinjakëve, duke thënë se të tre do të vlerësohen si të ishin të tre fëmijët të tretë.

Të fundit