Flash News

KRYESORE

Bora arrin deri në dy metra, prefekti i Pukës: Kemi kërkuar ndihmë nga shtabi i emergjencave

Bora arrin deri në dy metra, prefekti i Pukës: Kemi kërkuar

Prefekti i Pukës, Gjon Dodaj është shprehur se janë të hapura të gjitha akset nacionale, por zonat e thella janë tërësisht të izoluara.  Gjithashtu tregon se ka patur një rast lindjeje, i cili sipas tij, ka kaluar pa asnjë problem.

“Ka dy ditë që në Pukë bien reshje dëbore të dendura, duke krijuar shtresa mbi 70 centimetra. Trashësisë e dëborës për shkak të erërave shkon edhe në dy metra.

Rrugët rurale janë të bllokuara. Kemi kërkuar ndihme nga  shtabi i emergjencave, presin të vijë një borëpastruese. I gjithë rrethi nuk ka probleme me furnizimi me energji elektrike”, tha Dodaj.

Të fundit