Flash News

KRYESORE

Bora izolon disa zona në vend, deputetja e Korçës: Akulli jo vetëm në fshatra, jeta e qytetarëve e rrezikuar seriozisht

Ulja e temperaturave ka bërë që në thuajse të gjithë vendit të dominojnë reshjet e borës. Për pasojë, disa fshatra në qarkun e Dibrës, Kukësit apo Korçës janë bllokuara, ndërsa borë kanë nisur edhe në qytetin bregdetar të Sarandës.

Deputetja e PD në qarkun e Korçës, Valentina Duka jep alarmin se probleme nuk janë konstatuar vetëm në zona të thella malore, por edhe në qytetin e serenatave.

“Këto ditë dimri me reshje e bore dhe ngrica në qarkun e Korçës, kanë krijuar vështirësi të mëdha për banorët. Indiferenca e pushtetit vendor ndaj kësaj situate ka bërë që edhe sot te këtë prezencë ngrice dhe rrugë ende të papastruara nga bora dhe akulli jo vetëm në fshatra, por edhe në vetë qytetin e Korçës. Bulevardi i qytetit, por sidomos rrugicat janë lënë në mëshirën e fatit dhe jeta e qytetarëve është e rrezikuar seriozisht”, shkruan në rrjetet sociale deputetja.

Të fundit