Flash News

KRYESORE

Borchardt ‘i padëshiruar’ në Presidencë, Kryemadhi: Kush i drejton gishtin shqiptarëve, e merr mbrapsht

Borchardt ‘i padëshiruar’ në Presidencë, Kryemadhi:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi teksa po mban një fjalim  në mbledhjen me gazetarët ka reaguar për një shkresë zyrtare që Presidenti Meta i dërgoi Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, ku theksonte se ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë.

Kryemadhi tha se veprimi i tij kalonte limitet e etikës, ndaj masat ndaj tij duhet të jenë të rrepta.

 “Sa i takon gishtit të mesit, kush i nxjerr gishtin shqiptarëve, ta marrin mbrapsht atë. Këta janë individë që fyejnë shqiptarët, integritetin e shqiptarëve. Këta individë marrin përsipër që të fyejnë e të poshtërojnë njerëzit që protestojnë për të drejtat e tyre.

Çdo njeri ka mënyrën e vet për të shprehur protestën. Si diplomat mund të bënte ankesë me shkrim në ministrinë e Jashtme. Ai kaloi aty mes grave të indinjuara që iu ishin arrestuar njerëzit e tyre në mënyrë të pafajshme dhe provokoi. Kjo është e pafalshme”, tha Kryemadhi.

Të fundit