Flash News

KRYESORE

Borchardt në tryezë me Arta Markun:  Autoritetet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash

Borchardt në tryezë me Arta Markun:  Autoritetet t’i japin

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka paralajmëruar se Shqipëria po kalon një moment kritik, ndërsa ndodhet në prag të zgjedhjeve.

I pranishëm në të njëjtën tryezë me Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dhe kreun e KQZ, Klement Zguri, ambasadori Borchardt kërkoi nga autoritetet që të përgjigjen mbi akuzat sa i takon shitblerjes së votave në zgjedhjet e 2017-ës.

“Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend. Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje. Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash, pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”,- tha Borchardt.

Të fundit