Flash News

KRYESORE

Borchardt përshëndet rikthimin e opozitës në tryezë: Hap i mirë, i lumtur që OSBE mbështet procesin e reformës

Borchardt përshëndet rikthimin e opozitës në tryezë:

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt ka reaguar sërish në lidhje me largimin nga tryeza për reformën zgjedhore të përfaqësuesit të PD-së, Ivi Kaso dhe deputetit të opozitës parlamentare, Ralf Gjoni.

Pas largimit të tij, Gjoni është rikthyer sërish në mbledhje, duke u shprehur se ai dhe grupi që përfaqëson do ta mbështesin  reformën zgjedhore.

Borchardt e ka përshëndetur këtë veprim dhe u shpreh se sot është një hap i mirë në përafrimin e palëve.

“Këtë e shoh si një hap i parë i mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi. Jam i lumtur se ne OSBE-ja do  të mbështesim procesin e reformës zgjedhore”, tha ai.

Të fundit