Flash News

KRYESORE

“Borchardt, shame on you”, protestuesit i shkojnë në banesë ambasadorit të OSBE-së

Disa të rinj protestues kanë shkuar pranë pallatit ku banon ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, për të shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratës së bërë kundër protestës së opozitës.

“Borchardt, turp të kesh”, është mesazhi që këta të rinj i kanë lënë në derën e pallatit ambasadorit të OSBE. Ata kanë bërë edhe disa thirrje kundër ambasadorit, ndërkohë që protesta aty është mbyllur e qetë.

Ndërkohë, drejtuesit e PD dhe LSI po zhvillojnë një mbledhje urgjente për të vendosur se si do të vijojë protesta.

Sa i përket protestës te Drejtoria e Policisë së Tiranës ajo është qetësuar dhe shumica e qytetarëve janë zhvendosur në selinë blu, kjo edhe pas vendimit të policisë për të pranuar që Sait Dollapi të transportohet në spital.

Sekretari Organizativ i PD-së u arrestua dhunshëm nga policia teksa po protestonte përpara Parlamentit.

Të fundit