Flash News

KRYESORE

Boris Johnson aksidentohet me makinë jashtë ambienteve të Parlamentit (VIDEO)

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është përfshirë në një aksident rrugor jashtë Parlamentit. Johnson ishte në një makinë duke u larguar nga Parlamenti përmes portave të Pallatit të Ëestminster kur një protestues doli në rrugë për të sulmuar kolonën e tij.

Në pamjet e filmuara nga kalimintar i rastit,  shihet qartazi momenti kur protestuesi kurd kërcen para ‘Jaguarit’ të kryeministrit britanik teksa ai po largohej. Ky veprim ka bërë që Range Rover, një nga makinat e sigurisë që e ndiqte nga prapa, të përplasej me makinën e kryeministrit. Aktivisti nga një grup demonstruesish jashtë portave të parlamentit në Ëestminster vrapoi drejt makinës së Johnsonit, një Jaguar XJ Portfolio V8 LWB. Makina u detyrua të ndalonte dhe makina shoqëruese që e ndiqte u përplas lehtë me të, duke shkaktuar një dëmtim të dukshme në pjesën e pasme të Jaguar-it me vlerë 54 mijë sterlina, të kryeministrit britanik.

Demonstruesi u mor në Pallatin e Ëestminster, ndërkaq Policia konfirmoi më vonë për mediat arrestimin e tij, pasi bllokimi i rrugës përbënte vepër penale. Në bazë nenit 5 të Ligjit të Rendit Publik në legjislacionit britanik, ai akuzohet për veprën penale “bllokim të autostradës”. “Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe se incidenti u mbyll pa probleme serioze”, tha një zëdhënës.

[caption id="attachment_391130" align="alignleft" width="712"] Policia ndalon protestuesin pasi ai vrapoi para makinës së Kryeministrit Boris Johnson; CREDIT: Victoria Jones/PA[/caption]

[caption id="attachment_391131" align="alignleft" width="712"] Policia merret me protestuesin ndërsa kolona e Boris Johnson largohet nga Pallati i Westminster; CREDIT: Pixel GRG[/caption]

[caption id="attachment_391132" align="alignleft" width="711"] Pamjet tregojnë makinën që transportonte kryeministrin britanik me një shenje të dukshme nga aksidenti; CREDIT: Hannah McKay/Reuters[/caption]

[caption id="attachment_391134" align="alignleft" width="711"] Makina e kryeministrit britanik e dëmtuar në pjesën e pasme; CREDIT: Victoria Jones/PA[/caption]

 

[caption id="attachment_391136" align="alignleft" width="710"] Demostrata nga e cila u shkëput protestuesi pro-kurd; CREDIT: Daniel Leal-Olivas/AFP[/caption]

[caption id="attachment_391137" align="alignleft" width="711"] Policët pranë Parlamentit që ndalojnë një protestuesin; CREDIT: Hannah McKay/Reuters[/caption]

[caption id="attachment_391138" align="alignleft" width="710"] Policët largojnë demonstruesin nga vendi i ngjarjes; CREDIT: Hannah McKay/Reuters[/caption]

 

Të fundit