Flash News

KRYESORE

Boris Johnson i vë djalit emrat e dy doktorëve që i shpëtuan jetën

Boris Johnson i vë djalit emrat e dy doktorëve që i shpëtuan

Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Synmonds janë bekuar me një djalë para disa ditësh dhe ata kanë vendosur ta quajnë të sapolindurin e tyre Wilfred Laërie Nicholas. Ky emër nuk është i rastësishëm pasi është një shprehje mirënjohje ndaj dy mjekëve të terapisë intensive që i shpëtuan jetën kryeministrit britanik.

Liderit britanik iu përkeqësuar gjendja teksa ishte prekur nga koronavirusi dhe që në momentin e parë që ka folur për mediat ka shprehur falënderim për mjekët që i shpëtuan jetën.

32 vjeçarja tregon se emri Wilfred iu vendos djalit të vogël për të nderuar gjyshin e Boris ndërsa Lawrie u mor nga gjyshi i saj. Ajo shton se emri Nicholas ishte për të përkujtuar mjekët Nick Price dhe Nick Hart, të cilët luftuan për të shpëtuar jetën e Johnson në spitalin e St. Thomas.

“Nuk mund të jem më e lumtur se kaq. E kam zemrën plot”, shkruan Carrie.

Të fundit