Flash News

KRYESORE

Boris Johnson kërkon ndërtimin e urës Britani-Francë: Qesharake që lidhemi vetëm me një tunel

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson ka kërkuar ndërtimin e një tuneli që do të lidhë vendin e tij me Francën dhe do të forcojë lidhjet mes dy vendeve pas Brexit.

Gjatë samitit të zhvilluar në Francë, ku të pranishëm ishin presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Theresa May, Johnson theksoi se ideja e ndërtimit të urës po merret seriozisht në konsideratë. Ai e quajti qesharak faktin që dy shtete që janë të ndara vetëm nga 32 kilometra të lidhen vetëm me një tunel.

Inxhinieri Ian Firth deklaroi se një urë e tillë ishte totalisht e realizueshme, megjithatë, disa firma paralajmërojnë se struktura në ngushticën midis dy vendeve mund të ndikojë në një prej rrugëve detare më të ngarkuara në botë sa i përket transportit të anijeve.

Franca dhe Britania janë të lidhura nëpërmjet ‘Channel Tunnel’, i hapur në vitin 1994, i cili ka ndikuar në rritjen e madhe të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Të fundit