Flash News

KRYESORE

Boris Johnson merr tjetër goditje, Britana u thotë ‘jo’ zgjedhjeve të parakohshme

Boris Johnson merr tjetër goditje, Britana u thotë ‘jo’

Kryeministri britanik, Boris Johnson nuk ka marrë sërish dakordësinë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Shumica e deputetëve të parlamentit britanik votuan kundër mbrëmë në mesnatë për të shkuar në zgjedhje të reja.

Boris Johnson mori 293 vota, nga 434 që i duheshin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në krizën e shkaktuar nga Brexit,  Johnson tha përsëri se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën ka hyrë në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Të fundit