Flash News

KRYESORE

Boris Johnson nuk i kursen fjalët për stafin mjekësor që po e trajton për koronavirusin: Ju kam borxh jetën time

Boris Johnson nuk i kursen fjalët për stafin mjekësor që po

Kryeministri  britanik Boris Johnson ka vlerësuar kujdesin që ka marrë nga mjekët dhe infermierët gjatë trajtimit të tij nga koronavirusi.

Duke përshëndetur punën e mjekëve në Spitalin ‘St Thomas’ në Londër, kryeministri tha: "Nuk mund t'i falënderoj sa duhet. U kam borxh jetën time", raporton News.sky.

Johnson e kaloi natën e tij të shtatë në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv për COVID-19.

Kryeministri do të vazhdojë të qëndrojë nën kontrollin e mjekëve, ndërsa rolin e tij në krye të qeverisë e ka marrë Sekretari i Jashtëm Dominic Raab.

Në 24 orët e fundit, autoritetet në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 917 persona, një rënie e lehtë krahasuar me 24 orët e kaluara, ku ndërruan jetë 980 persona.

Në total numri i viktimave shkon në 9875, ndërsa janë konfirmuar të prekur mbi 78 mijë të tjerë.

News.sky

Të fundit