Flash News

KRYESORE

Borisov në rolin e zëdhënësit të Ballkanit Perëndimor: Të gjitha shtetet janë “nxënëse të shkëlqyera”, meritojnë të jenë pjesë e BE

Borisov në rolin e zëdhënësit të Ballkanit

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, mbështeti anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, në një kohë kur presidenti i Komisionit Europian, Juncker ndodhet në një turne në rajon.

Bojko Borisov i cilësoi si “nxënëse të shkëlqyera” vendet fqinje të Bullgarisë, Maqedoninë dhe Serbinë, pa harruar të thotë të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën duke përshëndetur reformat politike dhe ekonomike të kërkuara për integrimin në BE.

“Ne të gjithë jemi përpjekur të tregojmë se mund të jemi këta nxënës të shkëlqyer që garantojnë shtetin e së drejtës, konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik dhe se ne meritojmë të bëhemi pjesë e BE-së”, konfirmoi Borisov duke luajtur rolin e zëdhënësit të gjashtë vendeve të Ballkanit.

“Nëse ne do të kishim sikur edhe një vend të vetëm jashtë BE-së, atëherë kjo do të ishte një problem për shtetet fqinje”, theksoi ai duke nënvizuar lidhjet ekonomike dhe projektet infrastrukturore që ekzistojnë në rajon.

Të fundit