Flash News

KRYESORE

Borisov refuzon veton e Spanjës: Kosova do jetë pjesë e samitit të Sofjes; e kanë njohur më shumë se 100 shtete

Borisov refuzon veton e Spanjës: Kosova do jetë pjesë e samitit

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka zhvilluar së fundmi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është takuar me zyrtarët më të lartë të këtij shteti.

Gjatë konferencës me presidentin kosovar Hashim Thaçi, Borisov ka deklaruar se Kosova do të marrë pjesë në samitin e 17 majit që do organizohet në Sofje, midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, duke refuzuar në këtë mënyrë veton e Spanjës.

“Kosova do të përfaqësohet sepse është njohur nga 100 shtete. Ndërkohë, ne do të gjejmë një zgjidhje për shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë (e Kosovës)”, ka thënë kryeministri bullgar.

Borisov kërkoi nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të lënë mënjanë egon e tyre, pasi kjo mund të jetë fatale për rajonin.

Përballja në Egje, Greqia vlerëson për herë të parë nacionalizmin shqiptar: Është mburojë kundër ambicieve të Erdogan

Komisioni rekomandon negociatat, ish-ambasadori: Franca do i vendosë veton Shqipërisë

Të fundit