Flash News

KRYESORE

Borrel nuk përjashtoi idenë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, Biberaj: Në kundërshtim me parimet e BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell në një intervistë ka deklaruar së fundmi se nuk është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nëse dy vendet merren vesh për këtë.

Por deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta edhe në Shqipëri.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj shkruan se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, pa kërkuar më parë Serbia falje për masakrat e kryera në Ballkan, para se të aspirojë për integrim në BE.

Biberaj thekson se deklarata e shefit të politikës së jashme dhe të sigurisë së BE-së, është në kundërshtim me të gjitha parimet bazë mbi të cilat u themelua BE-ja si dhe traktate respektive që janë kolonat që mbajnë BE-në të bashkuar.

“Z. Borell nuk do te kete ndryshime kufinjsh ne kosove dhe mos vazhdoni te perkedhelni Serbine! Kerkojini politikes serbe se perpara se te aspiroje per integrim ne BE te kerkoje falje per krimet dhe masakrat e kryera ne Ballkan ne vitet 90 ! Serbia nuk mund te behet pjese e BE-se pa njohur shtetin e Kosoves bazuar ne sovranitetin dhe integritetin territorial te saj!

Te dashur miq,

Fatkeqesisht, shefi i politikes se jashme dhe te sigurise se BE-se, ish-ministri i jashtem spanjoll Joseph Borrell, ka deklaruar se "nese palet bien dakort, pra Kosova dhe Serbia, mund te kete edhe shkembim territoresh". Kjo deklarate e Z. Borell shkon ne kundershtim me te gjitha parimet baze mbi te cilat u themelua BE-ja si dhe traktate respektive qe jane edhe kolonat qe mbajne akoma BE-ne e bashkuar. BE-ja ka si parim baze te saj integrimin dhe jo dezintegrimin.

I menjehershem ka qene edhe reagimi i raportueses se Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila eshte shprehur se: “Jam e befasuar, dhe nuk jam e vetëdijshme rreth ndonjë debati dhe posaçërisht rreth ndonjë qëndrimi të BE-së, sa i përket shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi”. Nderkohe qe BE-ja eshte totalisht e angazhuar ne kalimin e situates se pandemise eshte shume e cuditeshme qe Z. Borell gjen kohe qe te merret me Kosoven, Nuk perjashtohet mundesia qe deklaratat e tij te sponsorizohen nga Beogradi ose nga aleatet e Beogradit, disa shqip-folesit qe po sponsorizojne edhe ndarjen e Kosoves, gje e cila nuk ka per te ndodhur kurren e kurres!”, shkruan Biberaj.

Çfarë deklaroi Borrell?

“Është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve. Dhe shumë tashmë është arritur dhe kjo nuk duhet të nënçmohet, sepse kemi sot lëvizje të mallrave mes Serbisë dhe Kosovës. Integrimi i policisë, gjykatave serbe në sistemin e Kosovës, zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë janë dëshmi për disa përparime në rrethana të vështira. Por është po ashtu e vërtetë, disa marrëveshje nuk janë zbatuar siç ishte pritur. Prandaj duhet ta rinisim dialogun e pastaj u takon serbëve dhe kosovarëve të vendosin se cili do të jetë rezultati i tij”.

Të fundit