Flash News

KRYESORE

"Borxhi i lartë publik, skllavërim i vendit", Panariti: 'Aventurat' financiare, 'pas meje le të bëhet qameti', do të paguhen nga shqiptarët

"Borxhi i lartë publik, skllavërim i vendit", Panariti:

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar përsa i përket borxhit të lartë publik, duke e cilësuar këtë të fundit si një skllavërim të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti shkruan se pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do t’i “thajnë” paratë e buxhetit qeverisë dhe se pasojat e këtij borxhi janë rritje e varfërisë, papunësi, zbrazje e vendit.

Panariti thekson se këto “aventurat” financiare të tipit “pas meje le të bëhet qameti”, do të bien të gjitha mbi shpinën e shqiptarëve, të cilët do të duhet të paguajnë për to përmes taksave.

Postimi i plotë i Panaritit:

Borxhi i lartë publik është skllavërim i vendit!

Pagesat e borxheve të huaja dhe e faturave të koncesioneve do ti "thajnë" paratë e buxhetit që në thelb janë paratë tona..

Janë paratë e shqiptarëve, paratë tona që do të paguajnë atë.

Sepse nuk ka burime të tjera!

Që do të paguajnë për "aventurat" financiare të tipit, pas meje le të bëhet qameti.

Borxhe, që po përdoren për investime jo produktive, për infrastrukturë rrugore jashtë standartit me çmime tre herë më të larta se mesatarja Evropiane. Ndërkohë që fqinji ynë jugor i ndërtoi rrugët dhe urat me paratë e Evropës.

Por nga do të dalin këto para?

Këto para do të dalin nga taksa më të larta,nga ngrirja e rrogave dhe pensioneve , nga shkurtimi i fondeve për shëndetësi, arsim. Bujqësi.

Derisa nuk mban më dhe të dalësh në ankand ndërkombëtar për shitje "me gjithë lecka".

Por cilat janë pasojat?

Pasojat janë, rritje e varfërisë, papunësi, zbrazje e vendit.

Prandaj borxhi publik sa i gjithë prodhimi i përgjithshëm bruto është skllavëri, është pushtim pa armë.

Presidenti Amerikan John Adams thoshte :

Ka dy mënyra për të pushtuar dhe skllavëruar një vend. E para me shpatë dhe e dyta me borxhe.

Ne po pushtohemi dhe skllavërohemi me borxhe.

 

Të fundit