Flash News

KRYESORE

Bota kalon mbi 10 milionë të prekur me koronavirus, cilat janë pesë shtetet me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara

Bota kalon mbi 10 milionë të prekur me koronavirus, cilat janë

Koronavirusi i ri u shfaq pak më shumë se 6 muaj më parë në Wuhan të Kinës e që prej andej u përhap në gjithë globin.

Universiteti Johns Hopkins publikoi sot raportin në të cilin njoftohet se bota tejkaloi 10 milionë të prekur nga COVID-19.

Po ashtu në raport thuhet se koronavirusi ka marrë jetën e më shumë se 499,000 njerëzve, ndërsa më shumë se 5 milion janë shëruar.

Pesë vendet e para me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të COVID-19 janë SH.B.A., Brazili, Rusia, India dhe Mbretëria e Bashkuar.

Numrin më të lartë të jetëve të humbura e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi 125,000  viktima.

Anthony Fauci, ekspert më i lartë i shëndetit në USA, paralajmëroi se disa pjesë të vendit po përballen me "një problem serioz", dhe task forca e Covid në Shtëpinë e Bardhë po konsideron mundësinë e testimit 'pool' për COVID-19.

Në Mbretërinë e Bashkuar, qyteti i Leicesterit në Midlands mund të përballet me një bllokim lokal për shkak të një rritje të rasteve të koronavirusit, tha ketë të diel Sekretari i Brendshëm Priti Patel.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka dalë dje me një vendim duke përcaktuar listën e shteteve që do të lejohen të udhëtojnë nga 1 korriku.

Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së dolën me vendimin se nuk do të hapin kufijtë e jashtëm për shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, veç Malit të Zi dhe Serbisë.

Pra, vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina do të vijojnë të zbatojnë kufizimet edhe pas 1 korrikut si masë parandaluese anti-covid.

Në Shqipëri tre viktima dhe 72 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit, duke çuar në 56 numrin e viktimave.

Të fundit